KSHZ pret informacione nga data bazat e institucioneve relevante

Maqedonia

KSHZ pret informacione nga data bazat e institucioneve relevante

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:42

Për momentin IT- konsultantët nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim se sa kohë mund t’u nevojitet për kontrollimet e kryqëzuara. Por, ne kemi vlerësuar se kur mund të fillojmë me kontrollet e kryqëzuara. Aktivitetet do të fillojnë sapo t’i kemi informacionet nga data bazat e institucioneve relevante. Kemi nënshkruar marrëveshje me 4 institucione. Sot dhe nesër do të nënshkruajmë me numrin më të madh të institucioneve. Gjithë kjo me qëllim krijimin e një baze juridike dhe pastaj mund të fillojmë me kontrollin e kryqëzuar. Kështu u shpreh sot kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, duke iu përgjigjur pyetjeve se kur do të nis KSHZ me aktivitete konkrete, raporton Portalb.

Sot, në ditën globale të zgjedhjeve, KSHZ i ka dhënë përkrahje procesit të zhvillimit demokratik të vendit tonë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me NDI-në, IFES-in si dhe me Agjencionin për media, audio dhe audio-vizuele

“Ne si Komision bëjmë çmos që lista zgjedhore të dalë dhe gjithë të besojnë se në të nuk ka të dhëna të gabuara dhe se nuk do të jetë pengesë e procesit zgjedhorë. Ne me mundin tonë angazhohemi që këto t’i zgjidhim për kohë sa më të shkurtë, aq sa na lejon sistemi juridik i vendit, si dhe aq sa na përcjellin dhe institucionet tjera të Maqedonisë”, tha kryetari i KSHZ, Aleksandar Cicakovski.

Nga KSHZ thonë se ende kanë detyra shumë voluminoze dhe të ndërlikuara.

Ja fazat nëpër të cilat duhet të kalojë kontrollimi i listës zgjedhore:

Kontrolle të kryqëzuara dhe analiza statistikore të listës zgjedhore me bazën e të dhënave në 10 organe tjera shtetërore.
Kontrolle në teren për verifikimin e gjendjes faktike sipas marrëdhënieve për regjistrime kontestuese.
Procedura drejtuese për asgjësimin e akteve juridike në bazë të regjistrimeve kontestuese në listën zgjedhore.
Procedura për fshirje dhe plotësim në listën zgjedhore të cilën e udhëheq KSHZ.
Procedura për ndarjen e kategorive të veçanta të qytetarëve për të cilët do të verifikohet kontesti në marrëdhënie me regjistrimet e përcaktuara në listën zgjedhore, për shkak të zvogëlimit të mundësisë për keqpërdorimin e identitetit të tyre.
Nënkryetari Rexhep Prekopuca ka njoftuar opinion se cilat aktivitete tanimë i ka kryer KSHZ.

“Është përgatitur dhe miratuar procedura interne për mbrojtjen e të dhënave personale. Janë angazhuar pesë IT- konsultant, katër të emëruar nga partitë më të mëdha politike në Kuvend si dhe një ekspert ndërkombëtar lider i ekipit. Këta, vetëm kanë verifikuar punët teknike, të cilat do t’i shfrytëzojnë gjatë kontrollimeve të kryqëzuara”, theksoi Prekopuca.

KSHZ ka sqaruar etapat e kontrollimit të listës zgjedhore. Nga aty thonë se, do të nënshkruhen dokumentet e nevojshme me organet shtetërore për të vendosur bazë juridike për qasjen në bazat e tyre të të dhënave.

“Do të formohen 3 IT time, të cilët do të punojnë në baza të njëjta të të dhënave dhe në testime të njëjta, që e gjithë puna të kryhet sa më shpejt dhe që të dhënat të mund të krahasohen. Tre IT timet do të fillojnë me punë në moment kur do ti marrin të dhënat nga të gjitha institucionet. Pasi të mbarojë kryqëzimi i të dhënave poqëse dalin të dhëna të dyshimta, do të vijojë kontrolli në teren i të dhënave. Atë ta kryejnë anketues të përgatitur nga ana e KSHZ-së. Katër partitë më të mëdha duhet të autorizojnë persona të cilët do t’i vrojtojnë të kontrollet në terren. Përgatitim rregullore për dokumentim dhe procedura për veprim pas paraqitjes së rasteve nga ana e qytetarëve dhe partive politike, në rastet kur do të zbulohen të dhëna të gabuara apo joadekuate në listën zgjedhore. Jemi në përgatitje të softuerit, nëpërmjet të cilit qytetarët do të mund të bëjnë kontrollin në listën zgjedhore, ne bazë të disa të dhënave”, deklaroi Çicakovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat