Lëvizja BESA në takim me përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe BE-së

Maqedonia

Lëvizja BESA në takim me përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe BE-së

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:40

Në selinë e Lëvizjes BESA, sot qëndroi një delegacion i lartë i SHBA-së dhe BE-së në përbërje David Stephenson – Shef i sektorit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve, Tibor Varadi – Këshilltar politik i Delegacionit të BE-së, si dhe Laura Burns – këshilltare për çështje politike e Adrian Ismaili – asistent për çështje në Ambasadën e SHBA-ve, ku u pritën nga kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi.

Temë e këtij takimi ishte situata aktuale politike, qëndrimet Besës përkitazi me Marrëveshjen e Përzhinos dhe zgjedhjet që pritet të mbahen.

Me këtë rast kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, e përsëriti qëndrimin e Kryesisë Qendrore se për BESËN nuk është me rëndësi data e zgjedhjeve, por është i rëndësishëm implementimi i plotë i Marrëveshjes.

“Për BESËN mbetet i rëndësishëm dhe i pranueshëm vetëm qëndrimi i faktorit ndërkombëtar përkitazi me kushtet për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira. BESA do të marrë pjesë vetëm në ato zgjedhje, të cilat do të jenë të garantuara nga SHBA-të dhe BE-ja se do të jenë të drejta dhe të lira, pa mundësi manipulimi me vullnetin e qytetarëve.”

“Mysafirët, nga ana e tyre, thanë se janë të përkushtuar që Maqedonia të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira, sepse vetëm ashtu ky vend mund ta vazhdojë rrugën euro-atlantike”, njoftojnë nga Lëvizja Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat