Maqedonia vendi i vetëm në Evropë që shënon rritje në numrin e vdekjeve nga kanceri

Maqedonia

Maqedonia vendi i vetëm në Evropë që shënon rritje në numrin e vdekjeve nga kanceri

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:28

Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 4200 raste të reja të personave të prekur nga sëmundjet malinje. Sipas të dhënave të Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë ku nga viti 2000 deri në 2012 për 9 për qind është rritur numri i vdekjeve nga kanceri.

“Më të zakonshme tek meshkujt janë:kanceri në mushkëritë e bardha, kanceri kolorektale dhe kanceri në prostatë. Tek gratë është kanceri i gjirit, në vend të dytë kanceri kolorektal, dhe kanceri në mushkëritë e bardha dhe në qafën e mitrës”, tha Biba Dodeva, shoqata “Borka”.

Pavarësisht këtyre të dhënave, përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë thotë se kanë investuar në aparaturën e nevojshme për parandalimin e sëmundjeve malinje.

Nga ana tjetër një ish e prekur nga sëmundja malinje tha se kanceri mund të tejkalohet nëse trajtohet rregullisht dhe me këmbëngulje.

Kanceri zë vendin e parë në listën e shkaktarëve të vdekjeve në mbarë botën. Ndërkaq, parashihet që deri në vitin 2025 nga kanceri të vuajnë 19,3 milion njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat