Sindikata e pavarur paralajmëron, 3.100 policë do ta padisin MPB-në?

Maqedonia

Sindikata e pavarur paralajmëron, 3.100 policë do ta padisin MPB-në?

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:27

Goce Dellçev Todev, nga Sindikata e pavarur e Policisë sot kërkoi që Ministria e Punëve të Brendshme, t’i paguajë menjëherë pagat-bonus policëve që kanë punuar orë shtesë gjatë vitit 2015.

„Orët shtesë janë bërë para së gjithash për shkak të tensioneve në planin politik gjatë vitit 2015. Ne kemi bërë gjithçka, madje disa e kanë dhënë edhe jetën që të mund të jemi të barabartë para ligjit” tha Todev.

3.100 policë vitin e kaluar e kanë paditur MPB-në, pas së cilës u janë dhënë pagat-bonus për orët shtesë gjatë vitit 2014. Nëse kjo thirrje publike deri te Ministria nuk jep rezultate, atëherë policët paralajmëruan se përsëri do ta padisin MPB-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat