Veljanoski: Qeveri stabile për përballje me krizën e refugjatëve

Maqedonia

Veljanoski: Qeveri stabile për përballje me krizën e refugjatëve

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 13:03

Në mënyrë të veçantë është me rëndësi që të zbatohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni me çka do të zbatohej marrëveshja politike e arritur mes partive politike, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski në takimin në Uashington me kryetarin e NDI Kenet Volak, njofton MIA.

“Veljanoski theksoi se për përballje me krizën e migrantëve me të cilën ballafaqohet Republika e Maqedonisë, por edhe mbarë Evropa, nevojitet që të kemi Qeveri stabile, e cila do të mund t’i përgjigjet sfidës. Për këto shkaqe duhet të zbatohen zgjedhjet në afatet e parashikuara, sepse pritet rritje e numrit të refugjatëve në periudhën e ardhshme”, kumtoi Kabineti i Veljanoskit.

Veljanoski ka theksuar se anketat që i zbaton IRI në Maqedoni respektohen dhe konsiderohen si burim relevant i të dhënave për mendimin publik, ndërsa Grin ka theksuar se IRI është e interesuar për bashkëpunim të ardhshëm dhe është i hapur për shkëmbim të ideve për projekte të reja në RM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat