Maqedoni, pasiguria politike anulon bizneset dhe aktivizon largimet nga puna

Maqedonia

Maqedoni, pasiguria politike anulon bizneset dhe aktivizon largimet nga puna

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 13:02

Pasiguria politike ndikon ndaj punës së kompanive, kështu që disa nga aktivitetet e planifikuara po anulohen. Efektet e vërteta ndaj biznesit do të njihen pas mbarimit të tremujorit të parë të vitit aktual.

“Pasiguria politike ndikon ndaj punës së bizneseve. Kemi paralajmërime nga anëtarë tanë se investimet e planifikuara do të anulohen për periudhën e zgjedhjeve edhe pas stabilizimit të klimës politike në vend” thonë nga Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore.

Sipas paralajmërimeve nga Lidhja e punëdhënësve, disa punëdhënës tanimë u janë kërcënuar të punësuarve se nëse vazhdon kriza, do t’ju shkurtohen pagat ndërsa mund të ketë edhe largime nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat