LSDM: Ja pse Gruevski nuk pranon ligj evropian për mediumet

Maqedonia

LSDM: Ja pse Gruevski nuk pranon ligj evropian për mediumet

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 12:52

“Errësira mediatike, propaganda dhe fushata shpifëse paguhet nga paratë e qytetarëve. Për atë Nikolla Gruevski nuk do mediume të lira dhe nuk pranon ligj për mediat. Plot 10 vite mediumet proqeveritare i gënjejnë qytetarët, në vend që ta tregojnë të vërtetën. I helmojnë qytetarët me realitet virtual e cila nuk ekziston përderisa thuajse gjysma e Maqedonisë u shpërngul, ndërkaq ata të që nuk janë shpërngulur jetojnë në varfëri të skajshme”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, heshtja e televizioneve “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa” për gjendjen katastrofale të shtetit është e paguar nga paratë e qytetarëve me shuma marramendëse.

Nga LSDM shtojnë se gjatë edicionit të lajmeve, televizionet Sitel, Kanal 5 dhe Alfa raportojnë lajme pozitive për VMRO-DPMNENË, ndërkaq negative për LSDM-në. Për më shumë shiheni statistikën e siguruar nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat