Ambasadori kinez vizitoi Kërçovën

Maqedonia

Ambasadori kinez vizitoi Kërçovën

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 19:58

Në ambientet e Komunës së Kërçovës, kryetari i komunës Fatmir Dehari priti në takim zyrtar Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Wen Zhenshun.

Kryetari i komunës së Kërçovës, pasi i shprehu mirëseardhje mysafirit kinez, paraqiti një pasqyrë të shkurtër për qytetin tonë duke u ndalur në zhvillimin ekonomik dhe thithjen e investimeve të jashtme. Pikërisht, temë e bisedimit ishte ekonomia, ngritja e kulturës dhe sfera tjera me interes të qytetarëve.

Ambasadori kinez ishte i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij, si dhe përfaqësuesë të kompanisë Sinohidro, e cila i zhvillon punimet e autostradës Kërçovë – Strugë. Duke përshkruar gjendjen e papunësisë në qytetin tonë, Kryetari i komunës shfrytëzoi rastin që të kërkojë nga mysafiët përfëshirjen e qytetarëve tanë në punimet e autostradës, si dhe të kompanive vendore me theks të veçantë atyre nga Kërçova.

Po ashtu, në takim u besedua për gjetjen e gjuhës së përbashkët që Komuna e Kërçovës të aplikojë me projekte konkrete në fondet që Kina i ndanë për Maqedoninë, të cilat do të jenë në interes të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Kinës Wen Zhenshun, e ftoi Kryetarin Fatmir Dehari që të marri pjesë në konferencën me personalitete politike nga të gjitha vendet e evropiane që është planifikuar të mbahet vitin e ardhshëm në Kinë.

Ambasadori kinez dhe delegacioni i tij, pas shkëmbimit të bisedave reciproke në fusha të ndryshme u ndanë të kënaqur, me shpresë se takimi i ardhshëm do të jetë edhe më frytdhënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat