Komisioni anketues për përgjimet, anëtarët miratojnë rregulloren

Maqedonia

Komisioni anketues për përgjimet, anëtarët miratojnë rregulloren

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 19:38

Komisioni hetimor i formuar për përgjimet sot filloi me punë pas pesë seancave të anuluara pasi partitë më në fund kanë rënë dakord për rregulloren e punës. Sipas rregullores, kryetari ka të drejtë sërish të fut propozimet e refuzuara gjatë votimit të parë.

Seancat e këtij komisioni do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin e parlamentit, ose do ri transmetohen në raste kur do të ketë seancë parlamentare . Nga VMRO dhe LSDM thonë se presin që ky komision të zbardhë rastin e përgjimeve në tërësi dhe gjatë ditëve në vazhdim të caktohen edhe propozimet e partive për çështjet konkrete që do të trajtojë ky komision në lidhje me përgjimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat