Bogdanoviq: Nëse e dëshmoni se kam marr pagë 2.000 euro, unë jap dorëheqje

Maqedonia

Bogdanoviq: Nëse e dëshmoni se kam marr pagë 2.000 euro, unë jap dorëheqje

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:57

Drejtori i Ndërmarrjes Publike POC, Sasha Bogdanoviq në seancën e sotme të Këshillit të Komunës Qendër, nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së kërkoi dëshmi se, ashtu si thuan, ka marr pagë prej 2.000 euro.


“Nëse e dëshmoni se me të vërtet kam marr pagë të tillë, unë do të jap dorëheqje nga funksioni i drejtorit të POC. Në të kundërtën, Ju si këshilltar nga VMRO-DPMNE-ja do të jepni dorëheqje nga funksioni”, tha Bogdanoviq.
Edhe pse VMRO-DPMNE është iniciator dhe kërkoi që të diskutohet për lartësinë e pagës së Bogdanoviq në fillim ishin kundër se kjo do të jetë pika e parë e rendit të ditës së diskutimit të sotëm.
Ata kërkuan fillimisht që të përfundojnë pikat nga seanca e 45, pastaj të mbahet seanca e 47 dhe në fund të diskutohet për këtë temë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat