MASH ndanë 6 bursa për hulumtuesit e rinj nga RM

Maqedonia

MASH ndanë 6 bursa për hulumtuesit e rinj nga RM

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:26

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vazhdim është konkursi për ndarjen 6 bursave për hulumtues të rinj nga Republika e Maqedonisë, për vizita të shkurtra studimore (1 deri në 3 muaj) në institucione të arsimit të lartë kërkimore – shkencore në Britani të Madhe, për vitin 2016.

“Mjetet për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit dhe ushqimit, sigurohen nga Fondi Britanik për bursa dhe të njëjtat janë në shumë prej 915 funta në muaj për qëndrim në Londër, respektivisht 800 funta në muaj për qëndrim në qytete të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Të gjithë informatat më të hollësishme në lidhje me kushtet, kriteret, dokumentet e kërkuara dhe formularët e aplikimit mund të gjenden në ueb portalin www.stipendii.mon.gov.mk, si dhe në faqen e internetit të Fondit Britanik për bursa www.britishscholarshiptrust.org.

Aplikacionet dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi “, nr.54, 1000 Shkup, Departamenti i Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, dhe afati i fundit për aplikim është 31 mars 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat