Zaev i bindur se “Kumanova” ishte skenar i pushtetit

Maqedonia

Zaev i bindur se “Kumanova” ishte skenar i pushtetit

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:06

“Edhe sot them se ai skenar u bë nga strukturat në pushtet. Hetimi mëtutjeshëm do t’i vërtetojë të gjitha. Dëgjuam nga disa incizime që persona nga DSK kanë biseduar me ata njerëz. Ali Ahmeti në një deklaratë pranoi se Sadullah Duraku paraprakisht është dërguar të bisedojë me ata. Ja këto lidhje të pushtetit dëshmojnë se ata dinin për strukturat banditë që ishin në Kumanovë. Argumentet tregojnë se disa prej tyre ishin në Siri nuk do të thotë se Zaev e ndërron qëndrimin”, kështu u shpreh Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp pas pyetjes rreth qëndrimit të tij ndaj ngjarjes së Kumanovës më 9-10 maj.

Zoran Zaev disa ditë më parë në një Konferencë në Slloveni tha se ngjarjet e Parisit nuk dallojnë nga ngjarja e Kumanovës dhe se terrorizmi është kanosje globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat