Anëtarë të KSHZ-së: Duma, Boneva, Jakupi dhe Ibraimi kandidatë partiak

Maqedonia

Anëtarë të KSHZ-së: Duma, Boneva, Jakupi dhe Ibraimi kandidatë partiak

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:05

Në shpalljen publike të cilën e ka shpallur Kuvendi i Maqedonisë, në bazë të ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor, kanë qenë të paraqitur 52 kandidatë, 12 nga përfaqësuesit e partive politike dhe 40 kandidatë si ekspertë, ndërkaq 3 kandidatë janë paraqitur në të dyja kategoritë, njofton Portalb.

Partitë më të madhe politike, deri te kryetari i Komisionit për pyetje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Zoran Ilioski, sot i kanë paraqitur propozimet për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Violeta Duma, e cila është anëtarë e tanishme e KSHZ-së dhe Igor Milev janë propozuar nga LSDM, Sillvana Boneva dhe Sasho Srcev, gjithashtu anëtarë të tanishëm të KSHZ-së, janë propozuar nga VMRO-DPMNE, Subhi Jakupi nga BDI dhe Bedredin Ibraimi nga PDSH, gjithashtu, anëtarë të tanishëm të trupit më të lartë zgjedhor në shtet.

Sipas informatave nga Kuvendi, emrat e ekspertëve të cilët do të duhet të jenë anëtarë të KSHZ-së, pritet të dihen të mërkurën.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e caktuar për të premten, ka gjasë ta votojë përbërjen e re të KSHZ-së, edhe atë sipas përbërjes 3+3+3, që nënkupton se në 3 anëtarë do ta përfaqësojnë pozitën, 3 opozitën, ndërkaq 3 të tjerë do të jenë të zgjedhur si ekspertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat