Maqedoni, shënohen 28 raste të reja me HIV-SIDA, mungon vetëdijesimi

Maqedonia

Maqedoni, shënohen 28 raste të reja me HIV-SIDA, mungon vetëdijesimi

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:04

Sipas Institutit për Shëndet Publik, ka tendenca të zvogëlimit të numrit të infektuarve, ndërkaq nga OJQ-të, konfirmojnë se njerëzit tanimë janë testuar dhe se numri mund të jetë edhe më i madh nëse rritet vetëdijesimi.

Shtetasit e Maqedonisë, të cilët dyshohen se janë të infektuar me HIV, gjithnjë e më shumë pranojnë të testohen, ndërkaq me atë edhe të përballen me sëmundjen, por ende shumica prej tyre frikohen që mos ta marrë vesh dikush që ata janë të infektuar me këtë virus.

“Pas tronditjes të cilën e përjeton ai që merr vesh se është i infektuar me këtë virus, pyetja e parë që na parashtrohet është që a ka dhe sa është e suksesshme terapia të cilën mund ta bëjnë në vend, por dhe pyesin se sa mund të jetohet me këtë virus”, thotë Andrej Senih, nga Shoqata për përkrahje të njerëzve që jetojnë me HIV, gjegjësisht “Bashkë më të fortë”.

Sipas tij, është mirë që rritet vetëdija te qytetarët e Maqedonisë për testim, edhe pse ajo nënkupton që në periudhën e ardhshme numri i njerëzve që jetojnë me HIV mund të rritet, por, sipas tyre, nuk a hapësirë për panik te ne.

Nga Instituti për Shëndet publik, sot kanë dhënë informatë të shkurtër, se këtë vit janë regjistruar 28 raste me HIV-SIDA, që sipas tyre, ka tendenca që të zvogëlohet, sepse gjatë vitit 2014, ka pasur 39 raste të reje deri më 1 dhjetor, por nga organizatat joqeveritare, thonë që numri deri në fund të vitit po rritet deri në 42 raste të reja të HIV-it.

“Nëse duam që ta rrisim vetëdijesimin e qytetarëve për testim, do të ketë rritje të numrit, por ajo nuk duhet të na frikojë, sepse në këtë rast, ato njerëz do të fillojmë me terapi, dhe do të jenë të vetëdijshëm për sëmundjen. Për këtë, vlerësojmë se duhet të vazhdohet me preventivin dhe edukimin. Në shoqatën tonë, ka 30 njerëz që jetojnë me HIV. U japim mbështetje psikologjike dhe sociale, informata për mënyrën e përdorimit të terapisë, për atë se sa ajo është e rëndësishme të bëhet rregullisht. Por edhe ata të cilët tanimë, disa vjet jetojnë me HIV, kanë filluar t’u ndihmojnë të diagnostifikuarve të rinj”, shton Senih. Ai thotë që terapia mund të bëhet në vend dhe është se është e suksesshme, sipas tij, me rëndësi është përkrahja të cilën e fitojnë nga Klinika për Sëmundje Infektive.

Përndryshe, sot është Dita Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS. E vendosur në vitin 1988, 1 Dhjetori është një rast për të përkujtuar rrezikun nga kjo sëmundje dhe njerëzit që kanë humbur jetën prej saj.

Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, i cili shkakton SIDA-n dhe për t’u riangazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme. HIV­-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, marrëdhëniet seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat