Lavdrim Muhaxheri qëndron në fshatrat e Shkupit?

Maqedonia

Lavdrim Muhaxheri qëndron në fshatrat e Shkupit?

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:34

Rreth 7 shqiptarë nga Kosova të lidhur me ISIS-in thuhet të kenë hyrë në rajonin e Ballkanit tre javë më parë, shkruan sot gazeta e Kosovës, Koha Ditore, përcjell Bota sot.

Shërbime të ndryshme të inteligjencës, përfshirë atë të Kosovës, janë të informuar për ardhjen e Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë – pjesëtarë të ISIS-it. Ata thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit.

Shërbimet nga Lindja thuhet se kanë treguar se shumë xhihadistë të huaj kanë filluar të largohen nga Siria pas fillimit të sulmeve të shpeshta nga Federata Ruse, SHBA dhe Franca mbi kryeqytetin e Shtetit Islamik, al Rakka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat