Taki Fiti zgjidhet kryetar i ri i ASHAM-it

Maqedonia

Taki Fiti zgjidhet kryetar i ri i ASHAM-it

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:08

Akademiku Taki Fiti, dje është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndërkaq si nënkryetar është zgjedhur Luan Starova dhe Vllado Matevski, njfton Portalb.

“Duke pasur parasysh se mandati katërvjeçar i kryetarit aktual të Akademisë skadon më 31 dhjetor 2015, në përputhje me Ligjin për ASHAM dhe me Statutin e ASHAM-it Kuvendi i Akademisë dhe departamentet e Akademisë në seancën e sotme kanë zgjedhur kryesinë”, thuhet në kumtesën e sotme të ASHAM-it.

Sekretar i Akademisë zgjidhet akademiku Leonid Grçev, anëtar i përzgjedhur George Stardelov, sekretar i Departamentit të Shkencave Linguestike dhe të Letërsisë, akademiku Vitomir Mitrevski, sekretar i Sektorit për Shkenca Shoqërore akademik Vera Bitrakova Grozdanova, sekretar i Sektorit për Shkenca Natyrore- Matematikore dhe Shkenca bioteknologjike u zgjodh akademiku Donço Dimovski, sekretar i Sektorit të Shkencave Mjekësore është zgjedhur akademiku Ilija Filipçe, sekretar i Sektorit për Shkenca Teknike është zgjedhur akademiku Alajdin Abazi dhe sekretar i Sektorit të Artit akademiku Grigor Çemerski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat