Deputetët shpërblejnë veten me iPad Air 2 Celular 128GB

Maqedonia

Deputetët shpërblejnë veten me iPad Air 2 Celular 128GB

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:28

Firma kanadeze Neokom do përfitojë 100.000 euro nga buxheti shtetëror, për të paisur deputetët e parlamentit të Maqedonisë me 130 tabletë të rinj. Mirëpo ekspertët për një portal vendas atje theksojnë se ky harxhim është i panevojshëm dhe se është dashur të blehet teknologji më e lirë.

“Kujtoj se jetojmë në epokën e shoqërisë së tretë, të shoqërisë informatike dhe pajisjet e teknologjisë informatike janë të rëndësishme për të qenë në hap me kohën, për të arritur realisht e-parliament, e-government fazën. Vegla të njëjta në mars të këtij viti kanë pranuar pjesëtarët e parlamentit britanik, duke synuar kursimin e 4 milionë eurove për vit (nga letra që nuk do të konsumohet).” –deklaroi sociologu, Ali Pajaziti, “Megjithatë, kujtoj se në rastin tonë nuk është targetuar objektivi i njëjtë, se blerja e Apple iPad Air 2 Celular 128GB në kohë krize ekonomike është një luks, se të njëjtët ka mundur të blihen nga vetë deputetët ose me pjesëmarrje të pjesërishme vetë deputetëve tanë, me një përqindje të caktuar nga xhepi i tyre. Përveç asaj ka mundur të blihet diçka më mesatare, jo maja e teknologjisë.”

Analisti, Alajdin Demiri tha: “Nuk e di sesa do ta përmirësojnë punën e Parlamentit tabletët kompjuterik. Ata janë edhe një harxhim i panevojshëm. Parlamenti i harxhon paratë në mënyrë të pakuptimtë.”
“Deputetët janë të azdisur dhe mundohen prej çdo kund të nxjerrin para: prej kilometrave, prej udhëtimeve jashtë, prej pjesëmarrjes nëpër komisione, që d.m.th. se çdo gjë duan ta materializojnë dhe nuk e marrin si obligim të punës, por e marrin si burim të financimit dhe si burim të nxjerrjes së parave nga shteti.”- kështu u shpreh Demiri në pyetjen se a u mjaftojnë deputetëve pagat dhe kompenzimet tjera për punën që e bëjnë.

Përndryshe deputetët marrin prej 62.257,00- 65.771,00 den (1 euro= 61.5 denarë) pagë në muaj dhe deri në 8000 den. kompenzim në muaj për shpenzimet e udhëtimit. Sipas hulumtimit të inbox7 gjatë vitit të kaluar për kompenzimin në fjalë deputetët kanë marrë rreth 1 milion euro (Kështu p.sh. Dragi Cuklev nga Gjevgjelia kishte marrë rreth 25 000 euro, Silvana Boneva nga Strumica rreth 23 000 euro). Nga ana tjetër shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2015 ishte 26.8%, kurse borxhi publik i qeverisë është rritur për 40% nga bruto prodhimi vendor dhe arrinë vlerën prej 3, 3 miliard eurove./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat