Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 08:24

Dita e parë e dhjetorit, nuk do t’i ngjajë dhjetorit të zakonshëm. Mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë, por me qiell të hapur dhe të kthjellët dhe kështu do të vazhdoj deri pas dite. Edhe pse pas dite pritet që të ketë vranësira mesatare në vende-vende, prapë sot nuk do të ketë kushte për shi, njofton Portalb.

Temperaturat gjatë ditës së sotme pritet të jenë nga -2 deri në 4 gradë celsius paradite, ndërkaq pasdite pritet që temperaturat të sillen nga 11 deri më 15 gradë celsius.

Shkupi gjithashtu do të jetë me mëngjes të ftohtë, ndërkaq gjatë ditës do të jetë kryesisht me periudha të diellit. Temperaturat gjatë ditës në Shkup, do të sillen nga -2 deri më 12 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat