Opozita pyet Gruevskin, cilat shërbime përgjuan?

Maqedonia

Opozita pyet Gruevskin, cilat shërbime përgjuan?

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 23:38

Gjatë se anës së sotme kuvendore pyetje deputetësh, deputeti i PRSD-së Goran Misovski, kërkoi nga Gruevski të tregoj para opinionit se cili shërbim sekret i huaj ka kryer përgjimet në vend. Gruevski në përgjigjen e tij ishte i shkurt dhe kërkoi që Misovski të përcjell procedurën gjyqësore ku do të konstatohet se nga kush dhe me urdhër të kujt janë kryer përgjimet

“Kanë qenë të përgjuar të gjithë ata që kanë pasur qasje kritike ndaj qeverisë dhe ndaj jush si Kryeministër, gjithsesi pjesë e përgjimeve kanë qenë edhe disa bashkëpunëtorë të tu. Zoti Gruevski cili shërbim sekret i huaj sipas jush qëndron në përgjimin masiv në Republikën e Maqedonisë”, tha Goran Misevski, PRSD.

“Zotit Micevski i sugjeroj që ta përcjell procedurën gjyqësore që pason dhe ku besoj se zoti Verushevski do të tregoj se kush qëndron pas tij dhe pas gjithë kësaj çështje që ai e bëri”, u përgjigj Nikolla Gruevski, kryeministër.
Ndërkohë Goran Misovski nga PRSD-ja pyeti Gruevskin, se si lejoi që të blihet makinë prej 600 mijë eurove, kur dihet kriza ekonomike me të cilën përballet Maqedonia dhe qytetarët e saj. Gruevski me përgjigje se ai vozitet me makinë të vjetër më tepër se 20 vjet.

“Zoti Gruevski a vlen 600 mijë euro për Mercedes, për komoditetin tuaj më shumë se sa varfëria e qytetarëve. Cili ishte motivi që ta fshihni nga gazetarët dhe nga qytetarët e RM-së?”, pyeti Goran Misovski, deputet i PRSD-së.

“Vetura është blerë për transportin e miqve të lartë të cilët vizitojnë Republikën e Maqedonisë. Makina e cila shfrytëzohet për transportin tim, është vetura të cilën e kanë trashëguar nga e kaluara, kur u bëra kryeministër ishte e vjetër 12 vite, tani është e vjetër mbi 20 vjet”, u përgjigj Nikolla Gruevski, kryeministër.

Edhe sot pyetjet e deputetëve filluan me gati një orë vonesë dhe u zhvilluan nën hijen e përgjigjeve me shkrim, kryesisht të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët me nën-pyetjet e tyre shkaktuan reagimin e partive opozitare. Imer Aliu theksoi se pikërisht përgjigjet me shkrim vunë në pah se punohet vetëm në pjesën e banuar me popullatë maqedonase derisa në ato shqiptare nuk është investuar as edhe një euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat