​Inva Mula në Tetovë, mbështet organizatat kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

​Inva Mula në Tetovë, mbështet organizatat kundër ndotjes së ajrit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:39

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, të cilës kohë më parë nga Organizata Nëna dhe Fëmija dhe EkoGuerilla, i bënë kërkesë për ta bojkotuar ardhjen e saj në Tetovë për festat e Nëntorit, ka përkrahur tërësisht dy organizatat që luftojnë kundër ndotjes së ajrit, ndërsa kërkesën e tyre e ka cilësuar si shumë të drejtë dhe njerëzore.

Ajo më tej është shprehur se me ardhjen e saj në Tetovë nuk do të thotë se nuk përkrah këto lëvizje, por se është krejtësisht në anën e tyre, dhe ngre zërin kundër këtij fenomeni.

“Kjo ngjarje do thosha ishte një befasi në fillim pasi që në momentin që unë thash atë PO-në me dëshirën për të ardhur në Tetovë pasi organizova dhe kalendarin tim, menjëherë m’u drejtua një letër e hapur publike nga dy organizata. Iu drejtova sinqerisht të dy organizatave me një letër të ndjerë nga ana ime dhe mora një përgjigje të ndjerë shumë të bukur dhe serioze nga ana e tyre. Prandaj nuk doja që bojkoti im të bënte bujën pesë minuta dhe të harrohej që unë nuk erdha në Tetovë por doja që unë të vija këtu dhe t`i bashkohesha zërit të dy organizatave Nëna dhe Fëmija dhe EkoGuerilla, që jam me Ju”, deklaroi Mula.

Sopranoja me famë botërore po ash tu është drejtuar edhe me një kërkesë të gjithë atyre që janë përgjegjës për këtë ndotje të ajrit, që të luftojnë në drejtim të zhbllokimit të kësaj situate.

“Kërkesa që do e bëja përpara telespektatorëve është që duhet se s`bën që ne këtë situatë ta zhbllokojmë. Nuk e di kush e ka përsipër këtë gjë por jam vërtetë me zërin e dy organizatave dhe gjithë shoqërisë që e mbështet këtë lëvizje”, tha Inva Mula.

Ajo do të paraqitet sonte para tetovarëve në pallatin e kulturës bashkë me orkestrën simfonike nga Tirana, në kuadër të festave të Nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat