Popovski: Rezultatet do të tregojnë se kush ka qenë pro demokracisë

Maqedonia

Popovski: Rezultatet do të tregojnë se kush ka qenë pro demokracisë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 14:32

“Në një moment të këtillë kur jemi cak i sulmeve, ne do të jemi korrekt dhe nuk do të japim të dhëna për atë se çfarë flitet në grupet e punës. Rezultati do të tregojë kush ka qenë në të drejtë, kush është pro demokracisë dhe kush jo.” Tha Robert Popovski, kryetar i grupit të punës të LSDM-së, për bisedimet rreth mediave pas akuzave të bëra së fundmi në lidhje me zhvillimet në grupin e bisedimeve.

Disa media këtë fundjavë përsëri publikuan dokument sipas të cilit LSDM kërkon që kjo parti të propozojë tre anëtarë të Këshillit të Agjencisë së mediave. Sipas mediave, LSDM kërkon kryetar të Agjencisë së mediave ta zgjedhë Parlamenti me propozimin e opozitës.

Pas këtyre informacioneve, katër televizione me mbulim kombëtar “Alfa”, “Kanal 5”, “Sitel” dhe “Alsat M”, nëpërmjet një njoftimi të përbashkët kanë protestuar ndaj idesë së LSDM-së e cila, sipas tyre, çon drejt censurës totale të mediave.

“Televizionet janë të shokuara dhe të befasuar nga fakti se dikush në shekullin 21 ka menduar të propozojë ligj me të cilin komplet rrënohet liritë e shprehjes dhe pavarësia e mediave, gjegjësisht të propozojë ligje totalitare, të panjohura edhe nga diktaturat më të mëdha. Koncesionerët kombëtar paralajmërojnë që liria e mediave është një nga shtyllat kryesore të demokracisë. Prandaj kërkojnë që partitë ta hedhin poshtë me indinjatë këtë propozim të turpshëm të LSDM-së dhe t’i ndërpresin bisedimet derisa na tavolinë nuk vendoset propozim që do të çojë drejt liberalizimit të hapësirës së mediave. Apelojnë deri te të gjithë diplomatët e huaj që të dalin hapur për të dënuar këtë tentativë për presion ndaj mediave dhe gazetarëve.” – shkruhet në njoftim.

Nga LSDM thonë se Nikolla Gruevski dhe kurirët mediatik të tij janë në panik nga humbja e pushtetit dhe nga procesi për ndalimin e gjendjes së mediave.

“Gruevski është shumë i frikësuar që të mos i humbë kreatorët e lajmeve virtuale për investimet e tyre virtuale, vendet virtuale të punës, politikat virtuale nga të cilat janë shpërngulur 626,312 njerëz. Për këtë prodhon të pavërteta nëpërmjet “Kurir” dhe mediave të tjera kurire.” – thonë nga LSDM.

Sot duhet të vazhdojnë bisedimet në grupet e punës në lidhje me mediat kurse vazhdon të refuzohet kërkesa e shoqatave dhe sindikatës së gazetarëve të Maqedonisë për tu përfshirë në bisedime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat