OSBE do t’i mbikëqyrë zgjedhjet me 300 vëzhgues

Maqedonia

OSBE do t’i mbikëqyrë zgjedhjet me 300 vëzhgues

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 14:30

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 24 prill 2016-të, OSBE/ODIHR do t’i ndjek me 300 vëzhgues, qëndron në njoftimin e tyre.

Në raport janë prezantuar të dhënat nga skenimi i situatës aktuale politike në vend e realizuar nga periudha mes 2 dhe 5 nëntorit.

Për shkak “atmosferës së tensionuar dhe të brishtë politike në vend” dhe nevojës së promovimit të mirëbesimit në procesin zgjedhor, sipas raportit është vlerësuar se nevojitet zgjerim i misionit mbikëqyrës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Theksohet se situata politike është e brishtë dhe kjo mund të ndikoj në proceset. OSBE është e shqetësuar edhe për gjendjen e mediave, posaçërisht për frikësimet dhe kanosjet ndaj gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat