AKE me drejtor të ri, Ordanovski nuk rizgjidhet

Maqedonia

AKE me drejtor të ri, Ordanovski nuk rizgjidhet

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:41

Robert Ordanovski, nuk është më drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), njofton Portalb.

Këtë informatë, Ordanovski e ka publikuar në profilin e tij të facebook-ut, në të cilën gjithashtu theksohet se nuk është më drejtor, sepse nuk është rizgjedhur.

“Drejtor në AKE isha pesë vite, nuk do të qëndroj të punoj këtu dhe nuk e di ku do ta vazhdojnë karrierën time profesionale”, deklaron Ordanovski.

Në pozitën e drejtorit të AKE, Ordanovski ka ardhur nga “T-Mobile”, ku më parë ka punuar 10 vjet si drejtor në sektorin e inxhinierisë.

Në vend të, tanimë ish drejtorit Ordanovski, ka ardhur Vlladimir Ristevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat