Janeva pret nga Zaevi që t’i dorëzojë dëshmitë nga përgjimet

Maqedonia

Janeva pret nga Zaevi që t’i dorëzojë dëshmitë nga përgjimet

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:14

Lideri i LSDM Zoran Zaev edhe pse disa herë ka deklaruar se disponon materiale nga përgjimet e paligjshme që nuk janë pjesë e 38 bombave të publikuara, deri në ditën e skadimit të afatit ligjorë për dorëzimin e tyre tek prokurorja speciale Katica Janeva, ai akoma i mban me vete ato materiale.

Sipas ligjit për mbrojtjen e privatësisë që doli nga Marrëveshja e Përzhinos, të gjithë ata që disponojnë materiale duhet që në afat prej 20 ditësh t’i dorëzojnë tek prokurori përkatës. Afati për dorëzimin e tyre kalon nesër por deri në këtë moment ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Nga ana tjetër LSDM injoron në pyetjen se kur do të dorëzohen ato materiale nga Zaev, ku rruhen dhe kush ka qasje tek ato.

Vet lideri Zoran Zaev në disa intervista ka deklaruar se akoma ka materiale nga përgjimet e mes tyre janë disa çështje shumë të ndjeshme si rasti i televizionit A1, liqeni i Smilkovcit, rasti Spiun si dhe ngjarjet e majit në Kumanovë. Edhe pse sipas ligjit është paraparë që materialet të dorëzohen nuk ka ndonjë dënim të caktuar për ato që e shkelin atë dhe nuk i dorëzojnë tek prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat