Samiti i Klimës në Paris: Gjorgje Ivanov do mbajë fjalim para të pranishmëve

Maqedonia

Samiti i Klimës në Paris: Gjorgje Ivanov do mbajë fjalim para të pranishmëve

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:28

Në samitin ndërkombëtar të ndryshimeve klimatike në Paris, ku do marrin pjesë 147 liderë botërorë, do jetë i pranishëm edhe Presidenti i republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Samiti i 21-të i klimës do zhvillohet nga 30 nëntori deri në 11 dhjetor.

Siç kumtuan nga kabineti presidencial, Ivanov do të mbajë fjalim në sesionin kryesor të segmentit të liderëve të Samitit për ndryshime klimatike. Samiti do të hapet në mënyrë solemne nga presidenti i Republikës së Francës Fransoa Oland dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki Mun.

Në kuadër të samitit, presidenti i Maqedonisë do të marrë pjesë edhe në drekën e punës, të cilën e organizon presidenti i Francës Oland dhe ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Loren Fabius. Në Samitin në Paris për ndryshime klimatike SOR21, pritet për herë të parë pas 20 vitesh negociata me KB-në, të miratohet marrëveshja ndërkombëtare obliguese ligjore për luftë kundër ndryshimeve klimatike, qëllimi i së cilës është ngrohja globale të mos jetë më e madhe se 2 gradë Celsius.

Republika e Maqedonisë është vend-nënshkrues i "Konventës kornizë të KB-së për ndryshime klimatike" (UNFCCC) dhe të "Protokollit nga Kjoto". Në prag të pjesëmarrjes së presidentit Ivanov në Konferencën në Paris, në Kabinetin e tij u mbajt Seancë e Këshillit kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm në të cilën presidenti Ivanov porositi se Republika e Maqedonisë angazhohet për miratimin e marrëveshjes klimatike ndërkombëtare, shkencore të përmbajtur dhe obliguese ligjore e cila do të përmbajë aktivitet për lehtësimin e pasojave nga ndryshimet klimatike dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Pas këtyre atentateve në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme gjatë COP21, janë ndaluar të gjitha manifestimet publike dhe marshet, ndërsa disa elementeve radikale nga lëvizjet ekologjike u është shqiptuar kontroll gjyqësor me ndalesë që të shkojnë në Paris dhe ata duhet të paraqiten në polici tre herë në ditë.

Nga restrikcionet rreth organizimit të konferencës për klimën COP21 shumë perfektura kanë ndaluar shfrytëzimin e maqinave, mbylljen e disa autostradave dhe paralajmërimi që të shmanget shfrytëzimi i transportit publik.

Për shkak të sulmeve të Parisit që ndodhën në 13 Nëntor, ku humbën jetën 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë, për sigurinë e pjesëmarrësve në samit kujdesen 15.600 forca policore, nga të cilët vetëm në Paris 6.300./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat