Klusev, Mijalkov, Gruevski: Kumbar për kumbar, kushëri për fuqi

Maqedonia

Klusev, Mijalkov, Gruevski: Kumbar për kumbar, kushëri për fuqi

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:07

Ludmil Klusev i cili më 12 nëntor u arrestua në SHBA, nën akuzën për shpërndarjen ilegale të narkotikëve, është i biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Klsev. Në bisedën informative se a duhet të qëndroj në arrest apo të mbrohet në liri, psikiatri Klusev mes tjerash ka deklaruar se “nuk ka dëshirë të merret me mjekësi” dhe se “dëshiron të kthehet në Maqedoni dhe të kandidohet për kryeministër”. SHBA-të e mbajnë Klusevin në arrest për shkak të frikës nga arratisja.

Në ndërkohë, konfirmohet se familja Klusev kanë pasur lidhje të ngushtë me Mijalkovin dhe Gruevskin. Për shembull, Klusev dhe ministri i atëhershëm i brendshëm në qeverinë e tij, Jordan Mijalkov, për lidhjes politike ata kanë lidhje kumbari.

Në vitin 1991, kryeministri i parë i Maqedonisë së pavarur Nikola Klusev për njeri të parë në ministrinë më të rëndësishme në atë kohë me turbulenca e kishte emëruar Jordan Mijalkovin i cili para kësaj ishte përfaqësues i kompanive më të mëdha maqedonase në Pragë –Çeki. Është shumë pak e njohur, por për banorët e Shtipit, prej ku vijnë Klusevi dhe Mijalkovi, si “ditë e mirë” është informacioni se të dytë janë në lidhje familjare. Më saktë, Klusev është kumbari i Jordan Mijalkovit.

Jordan Mijallkov është babai i Sasho dhe Vlatko Mijallkov dhe vëlla i Nadezhdës, nënës së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2006, Gruevski për numër një të DSK-së e emëroi kushëririn e tij Sasho Mijalkov ndërsa Vlatko Mijalkov e verndosi në post kyç në Drejtorinë e doganave.

Me lidhje tjetër, këtë herë të kumbarit, Gruevski në vitin 2007 e përforcon bashkëpunimin e tij me zëvendës- kryeministrin dhe ministrin e financave, Zoran Stavrevski.

Kjo praktikë po tregohet si e dobishme edhe në relacionet politike, biznesit dhe gjyqësorit. Siç shkruan “Nova Makedonija” në vitin 2009-të shefi i deritanishëm i policisë sekrete, Sasho Mijalkov është kumbari i biznesmenit të njohur, Orce Kamçev.

Sasho Mijalkov është kumbari i drejtorit kryesor operativ të “Telekomit të Maqedonisë” Zharko Lukovski i cili vitin e kaluar u martua me Ivanën.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski është në lidhje kumbari me ish kryetarin e Gjykatës supreme, Jovo Vangelovski ndërsa është e njohur edhe lidhje familjare, që opozita shpesh e thekson mes Sasho Mijalkovit dhe numrit një të Prokurorisë publike për ndjekjen e kriminalitetit dhe korrupsionit, Jovo Ilievski me të cilin janë baxhanakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat