Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:47

Dita e fundit e nëntorit do të jetë pak më e ngrohtë dhe me periudha të shkurtra të diellit, për dallim nga ditët e kaluara.

Mëngjesi i sotëm, pritet të jetë i ftohtë, ku në disa vende më të larta do të arrijë temperatura deri më -4 gradë celsius, ndërkaq në mbarë vendin do të sillet kryesisht nga 0 deri më 3 gradë celsius.

Pas drekës, pritët që temperaturat të rriten, ato do të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius. Në pjesën veriore të Maqedonisë, temperaturat priten të arrijnë deri më 9 gradë celsius, ndërkaq në atë perëndimore deri më 13 gradë celsius.

Shkupin sot e pret mot relativisht me diell, gjatë mëngjesit do të ketë mjegulla mesatare, ndërkaq pasdreke pritet që moti të jetë më i kthjelltë. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 11 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat