Mot me diell me periudha të shkurtra të mjegullave

Maqedonia

Mot me diell me periudha të shkurtra të mjegullave

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 01:10

Edhe dita e fundit e nëntorit do jetë me periudha të shkurtra të diellit dhe pak më e ngrohtë se ditët paraardhëse.

Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, ku në disa vende më të larta do të arrijë temperatura deri më -4 gradë celsius, ndërkaq në vendet më të ulta do të sillet kryesisht nga 0 deri më 3 gradë celsius.

Pas drekës, pritët që temperaturat të rriten, ato do të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius. Në pjesën veriore të Maqedonisë, temperaturat priten të arrijnë deri më 9 gradë celsius, ndërkaq në atë perëndimore deri më 13 gradë celsius.

Shkupin sot e pret mot relativisht me diell, gjatë mëngjesit do të ketë mjegulla mesatare, ndërkaq pasdreke pritet që moti të jetë më i kthjelltë. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 11 gradë celsius./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat