Shembja e dheut rrezikon lëvizjen e njerëzve dhe makinave në Çarshin e Epërme të Tetovës

Maqedonia

Shembja e dheut rrezikon lëvizjen e njerëzve dhe makinave në Çarshin e Epërme të Tetovës

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:58

Dy ditë pas publikimit të lajmit mbi situatën alarmante të rrugës dhe shtratit të lumit Shkumbin, komuna e Tetovës ka aktivizuar tërë makinerinë e saj për sanimin e këtij problem.

“Mirëpo, mos intervenimi në kohë, ka lënë pasoja të mëdha. Rruga në disa vende është shkëputur si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe rrezikon si ata që kalojnë me vetura, po ashtu edhe kalimtarët. E njëjta gjë ndodh edhe në pjesën e re të rrugës ku trotuari është shkëputur dhe rrezikon të dëmtojë edhe sistemin e ujësjellësit”.

Por, edhe pse situata me rrëshqitjen e dheut dhe shkatërrimin e rrugës është alarmante, nga seksioni për rrugë dhe tokë ndërtimore thonë se për shkak të reshurave sanimi i tyre nuk mundë të bëhet para pranverës.

“Tani për tani ju kohën e dini se jemi në prag të dimrit, aty ku mundemi të intervenojmë një sanim të përkohshëm të bëjmë ata do i bëjmë, kurse punët e mëdha duhet të planifikohen, projekte duhet të bëhen dhe pastaj do shohim”, deklaroi Isen Demiri, Shef i seksionit për rrugë dhe tokë ndërtimore.

Banorët, shprehen të revoltuar se komuna ka vonuar punët në drejtim të pastrimit të shtratit dhe mirëmbajtjes së rrugës.

“Më mirë mos të flas aspak, asgjë nuk ka bë dhe nuk bën komuna, se di çka është kjo, edhe këtë që e bëjnë nuk e bëjnë tamam. Askush këtu nuk punon si duhet. Mund të mbesim edhe pa rrugë, e shihni si është diga nuk është punuar asgjë. Komuna thotë nuk kemi para, pa para nuk bëhet asgjë”.

“Për këtë intervenim mendoj se nuk është vonë, koha nuk ka mbajt për këto gjëra, mendoj se qyteti duhet ti ketë kushtet pastaj këto punë sepse edhe kryetarja siç e shoh është tepër e angazhuar me këto punët e qytetit. Vetëm atë e kemi ne banjën, sigurisht se vetëm atë duhet ta rregullojnë pak”.
“Mirë që keni ardhur sot, shumë mirë ia keni bë. Po a nuk është vonë pak a?”.

“Nuk është kualiteti si duhet parat i kanë marrë dhe kanë shkuar, laj para dhe shko. Rrezik janë fëmijët që shëtitin do bjer ndonjëri”.

Rrëshqitja e dheut në rrugën për tek banjat e Tetovës, rrezikon shembjen edhe të një lagjeje të tërë e cila ndodhet në këtë pjesë, dheu i të cilës, rrëshqet çdo ditë e më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat