Mjegull në rajonin e Tetovës, dukshmëria prej 50 deri në 100 metra

Maqedonia

Mjegull në rajonin e Tetovës, dukshmëria prej 50 deri në 100 metra

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:41

Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në rajonin e Tetovës, informojnë Automoto Lidhja e Maqedonisë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat