Gripi sezonal fillon të përhapet, më shumë të sëmurë regjistrohen në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep

Maqedonia

Gripi sezonal fillon të përhapet, më shumë të sëmurë regjistrohen në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:06

Javën që lamë pas, në vend janë regjistruar njëqind raste të reja të gripit, tregojnë të dhënat nga Instituti i shëndetit publik. Analizat e epidemiologëve thonë se aktiviteti i virusit ndryshon nga niveli sezonal, që do të thotë se jemi në prag të hyrjes të sezonit të vërtetë të gripit. Më shumë të sëmurë ka në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep. Në Shkup mjekët amë thonë se akoma nuk kanë shumë pacientë me grip. Ordinancat kryesisht i mbushin njerëz me sëmundje kronike.

“Të sëmurët kronik zakonisht vijnë me kollitje dhe u zihet fryma, që ndoshta është rezultat i motit të ndryshueshëm dhe ndoshta të ndotjes së ajrit në Shkup. Të shmangen tubimet e shpeshta, sepse këtu ndodh bartja e sëmundjes nga një person në tjetrin, zakonisht të mbajnë llogari rreth të ushqyerit dhe të marrin më shumë lëngje dhe vitamina në dimër”, tha Jovana Kostovska- mjek amë në Poliklinikën e Bit pazarit.
Mjekët rekomandojnë për vëmendje të veçantë dhe mbrojtjen e grupeve të rrezikuara, tek të cilët mund të zhvillohen komplikime nga gripi, si të sëmurit me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit. Për këta persona rekomandohet vaksinimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat