Ziadin Sela: Liri per Albinin

Maqedonia

Ziadin Sela: Liri per Albinin

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 19:39

Kryetari I LR-PDSH, Ziadin Sela ka reaguar lidhur me zhvillimet në Kosove dhe arrestimin e liderit të lëvizjes “Vetvendosja”, Albin Kurti, duke kërkuar lirimin e tij . Ja komenti i plotë i Ziadin Seles.

"Demokracia është dy formëshe. Përfaqsuese si kjo që shohim çdo ditë(në fakt që duhej të shohim) kur populli zgjedh përfaqsuesit e vet, deputetët që janë zëri i tyre në parlament. Të pakt janë ata deputet që e kuptojnë esencën e përfaqsimit dhe përgjegjsisë që kanë përpara popullit që perfaqsojnë.
Albin Kurti është vullneti i qindra mijëra shqiptarëve ne Kosovë që e thot troç dhe e bën, atë që çdo shqiptar e don në vetëdijen e tij, bashkimin. Të paraburgosësh Albinin dhe te …paktët përgaqsues si ai, është te paraburgosësh popullin, të suspendosh demokracinë. Dhe kur një përfaqsuei i është suspenduar kjo e drejtë atëhere i është suspenduar gjithsecilit prej nesh që pretendojme të jemi përfaqsues. E them me keqardhje, dje u suspendua qeveria nga vet kryeministri dhe qeveritarët e tij. Sot u suspendua shteti i së drejtes. Në ditët në vazhdim do të shohim a da të vetsuspendohen parlamneti i Kosovës dhe institucioni i Presidentit të shtetit.
Sot Albini është i lirë më shumë se kurrë brenda Kosovës si e tërë dhe brenda territorit te shqiptarëve që ai don ti bashkoj. Qeveritarët e Kosoves janë të burgosur brenda enklavave te djeshme dhe bashkimit te enklavave sërbe sot që quhet Zajednicë…
Forma tjeter dhe më e rëndësishme e demokracisë është ajo direkte, e popullit. Kur suspendohet njëra duhet të vihet në funskion e dyta. Dhe e dyta është populli i cili duhet ta plotësoj karriken bosh të Albinit në parlament. Te parlamenti, shqiptarët e mi të dashur karrikja e Albinit e Donikës por edhe e kujtdo qoftë deputeti tjeter nuk duhet te jetë bosh. Aq kohë sa është e suspenduar demkracia reprezentative duhet të funkcionoj demokracia e popullit. Pyetja që lind është ai i nxën një karrike e Albinit qindra mijëra votues të tij. Un them po, i nxën edhe miliona prandaj mos e leni bosh parlamentin.
Liri per Albinin", shkruan Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat