Shaqiri: Ligji për përdorimin e flamurit duhet të ndryshohet

Maqedonia

Shaqiri: Ligji për përdorimin e flamurit duhet të ndryshohet

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:52

Kremtimi i Ditës së Flamurit 28 Nëntori vazhdon të mbetet jashtë listës së festave shtetërore dhe kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë. Përdorimi i flamurit gjithashtu mbetet në një gjendje diskutueshme pasi ligji aktuale definon që ai mund të përdoret vetëm në nivel komunal edhe atë në komuna ku shumicë janë shqiptarët. Ish nënkryetari i kuvendit të Maqedonisë Hisni Shaqiri kërkon nga kompetentët shtetëror të respektohen dimensionet e flamurit kombëtar dhe kërkon dimensionin e njëjtë të flamujve e jo të dallojë ai kombëtari nga ai shtetërori. Shaqiri kërkon që flamuri shqiptar të vendoset në të gjitha vendet ku është edhe ai shtetëror.

Historiani Skender Asani thotë se statusi i flamurit në Maqedoni mund të quhet edhe dështim i politik-bërjes i cili duhej të ishte zhvilluar ndryshe duke ndjekur procesin zinxhir me pikë nisje pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe hapjen e procesit të shtet formësisë së shqiptarëve në Maqedoni.
“Sa më shpejt të këndjellen dhe të drejtojnë popullin nga proceset eurointegruese, aq më shpejt populli shqiptar do të ketë prosperitetin e tij në Ballkan”, deklaroi Skender Asani, historian.

Ligjit për përdorimin e flamujve parasheh që pushtetit lokale në të cilat mbi 50 % e popullatës janë pjesë e bashkësive etnike, ta përdorë flamurin e tyre, bashkë me atë shtetëror në objekte të karakterit lokal dhe publik. Pushteti lokal duhet të vendosë për datat ose evenimentet kur do të përdoret flamuri i bashkësive etnike. Ligji obligon që flamujt e kombësive, të jenë për 1/3 më të vogël se ai shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat