QMBI ua uron 28 Nëntorin

Maqedonia

QMBI ua uron 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:40

Me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) uron shtetin shqiptar për 103 vjetorin e pavarësisë dhe shtetësisë, flamurit dhe simboleve tjera kombëtare, si dhe të gjithë shqiptarët, në mbarë botën, për këtë datë të madhe të kombit dhe ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, duke u lutur për paqe e siguri, mirëqenie e lumturi, zhvillim të gjithëmbarshëm në të gjitha fushat e jetës.

“Urojmë që kjo ditë e krenarisë, qëndresës dhe bashkimittë shërbejë si nxitje dhe motiv shtesë nëdrejtim të përmirësimit të gjendjes tonë ekzistuese, kultivimit të traditës dhe vlerave të mirëfillta shekullore, afirmimit të gjuhës së mirëkuptimit dhe ndërvëllazërisë,drejt ngritjes dhe afirmimit tonë si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe progresit në rajon dhe më gjerë”, shkruhet në urimin e QMBI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat