BDI e PDSH si asnjëherë: Bashkë për 28 Nëntorin!

Maqedonia

BDI e PDSH si asnjëherë: Bashkë për 28 Nëntorin!

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:31

Para nisjes së manifestimit qendror të festës së 28 Nëntorit në Gostivar, nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, në një atmosferë tejet të këndshme është parë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi duke biseduar me nënkryetarin e BDI-së, Nevzat Bejta si dhe duke pritur që të dal në skenë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Se çka i tha Menduh Thaçi, nënkryetarit të BDI-së, ngelet enigmë, por duket qartë se dytë janë duke e pritur liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, më herët theksoi se koalicion parazgjedhor me PDSH-në nuk mund të ndodhë, pasi sipas tij PDSH e ka vendin në opozitë dhe se nuk ka mbështetje nga qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat