Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 10:19

Këtë të shtunë, përveç Mavrovës, nuk ka vend në Maqedoni me temperatura në minus. Gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur të reshura të dobëta të shiut të përziera me dëborë në Kumanovë Tetovë, dhe shi të dobët në Shkup.

Do të ketë reshje më së shumti në vendet e larta malore, por këto reshje do të jenë me intensitet më të vogël.

Në pjesët e lindjes së Maqedonisë, pritet të ketë periudha të shkurtra të diellit, ndërkaq gjatë natës pritet të hiqen mjegullat.

Temperaturat gjatë ditës së sotme pritet të lëvizin nga 4 deri më 10 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot i njëjtë, me vranësira mesatare dhe kushte për reshje, temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 5 deri më 8 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat