Selmani: Zaevi shqiptarëve ua hap varrin! (Foto)

Maqedonia

Selmani: Zaevi shqiptarëve ua hap varrin! (Foto)

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 08:53

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar në lidhje deklaratën e kreut të LSDM-së ku thotë se rasti i Kumanovës është i njejtë me sulmet e Parisit.

Selmani në Facebook shkruan 'Lideri i opozitës maqedone Zoran Zaev gjatë vizitës në Slloveni ka krahasuar sulmet terroriste në Paris me përleshjen e armatosur në Kumanovë.

Me këtë deklaratë Zaev është treguar kontradiktor dhe jokonzistentë me qëndrimet e mëparshme.

Në Maqedoni thotë se konfliktin në Kumanovë e ka nxitur qeveria e Gruevskit, ndërsa për Evropën ka refyer tjetër histori, se konfliktin e kanë shkaktuar ekstremistët fetar duke lënë të kuptohet se ata janë shqiptar!

Konflikti në Kumanovë mund të jetë çdo gjë ama s’ka lidhje me ekstremizimin fetar.

Pse Zaev për Kumanovën ka dy histori, një për në Maqedoni, e një për në Evropë. Thjeshtë sepse këtu në Maqedoni dëshiron t’ua lajë trurin disa shqiptarëve të paqartë për t’ua mbledhur votat, ndërsa në Perendim trumbeton se konfliktin në Kumanovë e kanë shkaktuar ekstremistët fetar sepse dëshiron t’ua nxijë imazhin shqiptarëve. Në Maqedoni mbledh vota të shqiptarëve, ndërsa në Evropë ua hap varrin!

Dua t’i përkujtojë miqtë e mi në fejsbuk se në maj të këtij viti kur Zaev ftoi në protesta shqiptarët, unë thash se Zaevit nuk mund t’i besohet. Kjo tashi po vërtetohet.

Tani besoj se ato shqiptarë që e mbështetën protestën e Zaevit duke valvitur flamujt shqiptar do distancohen nga deklaratat tendencioze dhe antishqiptare të tij. Dhe do pushojnë të bëjnë hangari në shërbim të LSDM!

E vërteta gjithëherë del në shesh!' përfundon Selmani.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat