Sela e “dridh’ Kërcovën e Ahmetit

Maqedonia

Sela e “dridh’ Kërcovën e Ahmetit

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 08:33

Në kuadër të ri-konsolidimit të degëve, lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela ka mbajtur një tubim me banorët e Kërcovës.

Edhe pse ky rajon, njihet si bastion i Bashkimi Demokratik për Integrim, në këtë tubim ka pasur një numër tejet të madh të mbështetëseve të Selës, njofton INA.

Gjatë këtij takimi, Sela tha se është shumë i nderuar me praninë aq masovike të mbështetësve të Lëvizjes dhe të Aleancës për Shqiptarët.

“Jemi të gatshëm ta shkrijmë tërë karierën tonë politike për të mirën e shqiptarëve. Unë dhe Vesel Memedi do të jemi shërbëtorët e parë të anëtarëve të Aleancës dhe gjithë shqiptarëve”, tha Sela.

Kryetari i sapozgjedhur i degës së Kërçovës Remzi Memedi tha se është një privilegj por edhe përgjegjësi të udhëhiqet me këtë degë. “Të jesh i pari nuk do të thotë që me çdo kusht je më i miri por kjo do të thotë që ka edhe më të mirë, dhe ky është një privilegj të udhëheqësh me ta”, tha Memedi.

Ndryshe, në rrjetet zyrtare të LR-PDSH është shënuar që kjo është hera e parë që po thehet bastioni i BDI-së në Kërçovë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat