Gjimnazi "Ibrahim Themo" hap programin festiv

Maqedonia

Gjimnazi "Ibrahim Themo" hap programin festiv

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:58

Ishin nxënësit e SHMK Ibrahim Themo, ata të cilët nisën programin festiv.
Me një program të pasur , u festua dita e flamurit në prani edhe të Kryetarit të Komunës së Strugës , Ziadin Sela i cili në fjalën e rastit u shpreh:

"Shqiptarët jashtë shtetit shqiptar, struganët kanë më shumë arsye të festojnë këtë festë sepse kanë dhënë firmën në aktin e pavarsisë".

Programi festiv vazhdon në palltin e kulturës i organizuar nga SHMK Niko Nestor, ndërsa në orën 17:00 në Art Theater do të jepet premierq e "Nëntori i Dytë", filmi legjendar në një format tjetër në HD dhe ndërhyrje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat