PLD: Para se Janeva të filloj hetimin, Taleski të jep dorëheqje

Maqedonia

PLD: Para se Janeva të filloj hetimin, Taleski të jep dorëheqje

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:23

Para se të filloj hetimi i prokurorisë publike, në komunën Manastir, PLD-ja opozitare kërkon kryetari i komunës, Vladimir Taleski të jep dorëheqje. Duke u thirrur në lajmin se prokurorja speciale do të filloj me punën lidhur me pesë lëndët e para me “bombat” liberal-demokratët nga Manastiri vlerësojnë se qëndrimi i kryetarit në kryer të vetëqeverisjes lokale është e papranueshme.

“Dje prokurorja speciale Janeva kërkoi pesë lëndë nga Prokuroria publike e RM-së, mes të cilave lënda që ka të bëjë me personat V.T dhe S.B me çka prokurori special trokit në dyert e komunës Manastir. Kjo tregon se në komunë edhe zyrtarisht do të ketë hetim për V.T dhe S.B. Që të mundësohet hetim pa pengesë, PLD kërkon kryetari Taleski të jep dorëheqje të parevokueshme” deklaroi Aleksandar Kasapov, këshilltar në komunën e Manastirit.

Para një jave opozitarët e Manastirit kërkuan nga kryetari Taleski t’i zbardh emrat që janë përmendur në lëndë. Deri më sot askush nuk i është përgjigjur kërkesës së këtillë të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat