Komuna e Gostivarit në festë me rastin e 28 Nëntorit

Maqedonia

Komuna e Gostivarit në festë me rastin e 28 Nëntorit

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:06

Komuna e Gostivarit në bashkëveprim me Qendrën për Kulturë dhe Ministrinë e Kulturës, me rastin e festës së 28 Nëntorit, do të organizojnë manifestimin treditor dedikuar kësaj feste.

“Më datë 26 nëntor me fillim në ora 20:00, në skenat e Qendrës për Kulturë u shfaq koncerti në piano dhe flaut në interpretim të duetit Ermal dhe Jeta Memedi. Me datë 27 Nëntor, do të mbahet koncerti i këngës burimore shqiptare, i cila do të shfaqet në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës me fillim në ora 19.30 me ç’rast do të përformojnë Shoqata Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë dhe “Jahi Hasani”. Ndërkaq me datë 28 nëntor në galerinë e Qendrës për Kulturë do të mbahet ekspozita “Çmimi i Nëntorit” ku do të marrin pjesë mbi 40 artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Më pas në ora 20:00 fillon festa e madhe e Ditës së Flamurit me një koncert madhështor që i dedikohet kësaj dite të rëndësishme për shqiptarët në përgjithësi. Ftohen qytetarët e Gostivarit që të marrin pjesë në programin festiv dedikuar festës së 28 Nëntorit. Manifestime për hir të festës së 28 Nëntorit po mbahen edhe në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat