Mogerini: Zbatojini reformat, do të shpërbleheni

Maqedonia

Mogerini: Zbatojini reformat, do të shpërbleheni

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:23

Përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politik të jashtme të BE-së, Federika Mogerini, në takimin e sotëm me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki në Bruksel i ka premtuar atij se nëse zbatohen reformat me sukses dhe zgjedhjet në prill të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike do të sjell edhe shpërblim nga ana e BE-së për Maqedoninë në lidhje me eurointegrimet, njofton Shenja.

Këtë për deklaratë për MIA nga Brukseli e ka deklaruar ministri Poposki i cili ka theksuar se përpos krizës politike në të cilën gjendet vendin është biseduar edhe për krizën e refugjatëve.

Poposki ka thënë se për momentin asnjëra nga strategjitë ose qasjet për të cilat BE ka bërë përpjeke nuk ka funksionuar në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat