Ligji i mediave: Nuk thirren gazetarët në zyrën e Piter Van Haute

Maqedonia

Ligji i mediave: Nuk thirren gazetarët në zyrën e Piter Van Haute

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:12

Raund të ri të bisedimeve kanë nisur edhe sot partitë politike, të cilat po diskutojnë për reformat në media që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos. Ligji i ri, që parasheh gjoba deri në 8000 euro për të gjithë portalet që shpifin ose japin lajme të rreme, ka prekur këta të fundit duke protestuar edhe para komisionerit europian, Piter Van Haute.

Nga zyra e lehtësuesit Piter Van Haute në takimin e sotëm nuk kanë qenë të thirrur organizatat e gazetarëve të cilat dje protestuan dhe kërkuan përfshirjen e tyre në bisedime.

Partitë politike i kanë parasysh të gjitha propozimet nga konsultimet me palët që u tangon kjo çështje, përfshirë këtu edhe kërkesat e gazetarëve, sindikatës, shprehet lehtësuesi Piter Van Hojte.

“Në takimin e sotëm të grupeve punuese diskutohet Ligji për shërbime audio dhe audiovizuele, konkretisht për rolin dhe funksionimin e Agjencisë. Që nga fillimi rregullisht kam takime me palët, ku ata i shprehin qëndrimet e tyre, me qëllim që korniza ligjore t’i reflektojë jo vetëm rekomandimet e Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, por edhe kërkesat e gazetarëve, sindikatës dhe palët tjera”, tha Van Haute.

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni pritet që së shpejti të dalin me një qëndrim zyrtar, kurse hëpërhë janë duke u njoftuar mbi bisedimet të politikanëve në lidhje me ligjet e gazetarëve. Maqedonia ka mediat më pak të lira në Ballkan, duke u ndodhur në vendin e 132, pas Venecuelës. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat