Javën e ardhshme do të shpallet lista e përbërjes së KSHZ-së

Maqedonia

Javën e ardhshme do të shpallet lista e përbërjes së KSHZ-së

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:54

Deri në fund të javës së ardhme, pritet të shpallet lista e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pasi që do të kalojnë të gjitha afatet për deklarime të partive politike pas konfirmimit të listës së kandidatëve për anëtarët e KSHZ-së.

Kryetari i KSHZ-së për emërime dhe pyetje, Zoran Ilioski, në seancën e sotme, ka deklaruar se në shpalljen publike janë paraqitur 52 kandidatë, 12 kandidatë që do t’i përfaqësojnë partitë dhe 40 kandidatë si ekspertë. Tre kandidatë janë paraqitur edhe si përfaqësues të partive edhe si ekspertë.

Komisioni do ta lajmërojë kryetarin e Kuvendit për konfirmimin e listës, i cili prapë duhet t’i njoftojë partitë politike se në afat prej tre ditëve duhet të dorëzohen propozim-kandidatët për anëtarë në KSHZ.

Në listën e kandidatëve të propozuar nga partitë politike, janë anëtarë të tanishëm të KSHZ-së, përveç kryetarit të Komisionit, avokatit Igor Milev, Viktorija Avramovska-Madiq, Nadisha Ibraim, ish deputeti Esad Rahiq, Irina Petrovska dhe deputetja Silvana Boneva.

Mes 40 kandidatëve të cilët janë paraqitur në radhët e ekspertëve në KSZH-së, janë: Stefan Buxhakovski, Sotir Kostov, Goran Trpenovski, Rexhep Prekupca, Igno Stevkovski, Bojana Naumovska etj.

Në përbërjen e re të KSHZ-së, duhet të ketë 3 anëtarë të propozuar nga pozita, 3 nga opozita dhe 3 ekspertë. Kryetari dhe nënkryetari i KSHZ-së, sipas ndryshimeve ligjore, duhet të jetë nga radhët e ekspertëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat