VMRO DPMNE nuk komenton, LSDM-së i bëhet qejfi që Janeva ka filluar me punë

Maqedonia

VMRO DPMNE nuk komenton, LSDM-së i bëhet qejfi që Janeva ka filluar me punë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:53

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov thotë se ju vjen mirë edhe krahas të gjitha obstruksioneve, që prokurorja speciale Katica Janeva ka filluar të punojë.

“Të gjithë ishim të vetëdijshëm për pengesat që iu bënin prokurores publike, vetëm që të anuloj fillimin e punës. Na vjen mirë që mblodhi forca krahas gjithë kësaj dhe filloi me shqyrtimin e lëndëve” tha Shilegov.

Nga VMRO DPMNE vlerësojnë se nuk është punë e partive që të komentojnë punën e prokurores speciale publike dhe për këtë nuk do të kenë kurrfarë reagimi.

Prokuroria Speciale publike dje njoftoi se lëndët kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, kryeministrit Nikolla Gruevski, ish ministrave të Brendshëm dhe për Transport dhe Lidhje, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski si dhe rasti “Puç”, janë të parët që prokurorja speciale Janeva i ka kërkuar nga Prokuroria speciale dhe për të cilat do të nis hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat