Sela fton publikisht Kasamin: Të nënshkruajmë që sot bashkpunimin për të dale bashkë në zgjedhje

Maqedonia

Sela fton publikisht Kasamin: Të nënshkruajmë që sot bashkpunimin për të dale bashkë në zgjedhje

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:14

Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M drejtuesja e misionit Arta Tahiri ka pyetur Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin lidhur me bashkpunimin e mundshëm të opozitës dhe diferencat mes tyre.

Kryetari i LR-PDSH-se, Ziadin Sela i cili ka folur i pari për këtë temë në emision u shpreh:

“Gjithmonë kemi thënë dhe ja po e them edhe sonte publikisht, po ja them drejtpërdrejtë Bilall Kasamit. Unë që sonte e nënshkruaj bashkpunimin me Lëvizjen “Besa”, por kjo të nënkuptojë daljen e përbashkët në zgjedhje, me lista të përbashkëta përndryshe nuk e di cka nënkupton bashkpunimi apo bashkimi” tha Ziadin Sela, njofton Drini.mk

Edhe kryetari i Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami, poashtu ka thënë se është për bashkpunim, por ai ka shtuar se ky bashkpunim duhet të behet në kuadër të këshillit mbipartiak të inicuar nga Lëvizja BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat