Maqedonia ka përforcuar masat e sigurisë pas sulmeve të Parisit

Maqedonia

Maqedonia ka përforcuar masat e sigurisë pas sulmeve të Parisit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 21:38

Policët me kallashnikov të cilët patrullojnë në rrugët e Shkupit dhe përpara institucioneve janë pjesë e masave parandaluese të Ministrisë së Brendshme, pas sulmeve në Paris.

Numri “një” i dikasterit të brendshëm Oliver Spasovski tha se shtrëngimi i masave të sigurisë është normale në situatë kur Maqedoni përballet edhe me krizën e refugjatëve. Spasovski bëri të ditur madje se përmes Maqedonisë kanë kaluar katër persona me identitet të njëjtë, që gjë është zbuluar pas analizave shtesë. Spasovski këto komente i bëri pas takimit me kolegun e tij kroat Ranko Ostojiq.

“Hetimet tregojnë se kanë kaluar katër persona me emër dhe mbiemër të njëjtë megjithatë nuk mund të verifikohet identiteti i tyre dhe nëse kanë marrë pjesë në aktivitete të tilla. Ne kërkuan ndihmë dhe përkrahje dhe tani jemi në bisedime që të ndërrojmë sistemin e regjistrimit, gjë që e diskutuam edhe me kolegun korat. Përmes një sistemi të tillë të shkëmbimit të informatave ne do të rrisim sigurinë e qytetarëve të vendit dhe rajonit”, tha Oliver Spasovski- Ministër i punëve të brendshme.

“Kroacia është e gatshme që ta ndihmoj Maqedonisë në mënyrë të drejtpërdrejt, përmes këshillave dhe përvojave se si të përmirësoj kushtet në kampet e pranimit për refugjatët gjithashtu do jemi të gatshëm të ndihmojmë Maqedoninë në përmasimin e kushteve në të gjitha kampet e përkohshme të refugjatëve , por ne si anëtar i plotfuqishme i BE së do të angazhohemi për një financim cilësor drejt të gjitha gjerave që ju duhen vendeve përmes të cilave kalojnë refugjatë pasi që asnjë shtet nuk mund të ja dalë i vetëm dhe në kë drejtim kjo barë duhet të ndahet bashkë me vendet e BE-së”, tha Ranko Ostojiq, Ministër i Punëve të Brendshme të Kroacisë.

Spasovski dhe Ostojiq në takimin e sotëm kanë diskutuar edhe rreth kërcënimeve të mundshme nga Shteti Islamik në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat