Emigrantët përleshen në kufi me policinë maqedonase (Video)

Maqedonia

Emigrantët përleshen në kufi me policinë maqedonase (Video)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:18

Mbi 200 emigrantë janë përpjekur të kalojnë nëpër tela me gjemba duke synuar kalimin nga Greqia në Maqedoni.

Ata kanë hedhur gurë ndaj policisë, kurse 5 emigrantë që kanë pasur mundësi të kalojnë kanë bërtitur në drejtim të policisë maqedonase: “Hapni kufirin”.

Por, më pas emigrantët janë kthyer në Greqi.

Që nga java e kaluar, Maqedonia ka marrë vendim që t’ua lejojë hyrjen vetëm personave që konsiderohen refugjatë të luftës nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Përfaqësuesit e të gjitha kombeve tjera që konsiderohen emigrantë ekonomikë do të kthehen mbrapa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat