Intervenohet te rruga Dobovjan-Veleshtë

Maqedonia

Intervenohet te rruga Dobovjan-Veleshtë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:40

NP Proaqva sot me mjetet dhe kapacitetet e veta ndërhyri te një rrugë që nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh me radhë. Bëhet fjalë për rrugën që lidh Dobovjanin me Veleshtën. Janë pastruar pjesët anësore nga ferrat, shkurret dhe mbeturinat e ndryshme.

Ky aks ishte burim aksidentesh për vite me radhë për shkak të pamjes së reduktuar dhe ngushtësisë së saj. Kjo ndërhyrje në një gjatësi prej rreth 50 m, duket e vogël por mjaft domethënëse duke patur parasysh jetët e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat