Komuna e Strugës ngre padi penale ndaj Policisë për kaosin urban

Maqedonia

Komuna e Strugës ngre padi penale ndaj Policisë për kaosin urban

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:11

Duke parë kaosin urban Komuna e Strugës i është drejtuar disa herë me shkrim Policisë në Strugë për marrjen e masave sa i përket rregullimit të Trafikut.

Por, këto kërkesa nuk janë marrë parasysh deri më tani. Kështu që Komuna e Strugës, vendosi që të padisë penalisht Policinë e Strugës, përkatësisht shefin e qarkullimit rrugor me akuzën për shpërdorim detyre.

Të gjithë jemi dëshmitarë se si u krijua gjithë trafiku rrugor nga mos intervenimi i policisë në pika të veçanta Brenda qytetit.

Edhe sot e kësaj dite, gjendja është po e njëjta, parkime në vende të gabuara, qarkullim me automjete në kundravajtje dhe njgjajshëm .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat